INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fileto pule me salmonelë nga Brazili, bllokohen 27 ton në Durrës [FOTO]

Fileto pule me salmonelë nga Brazili, bllokohen 27 ton në Durrës [FOTO]

Publikuar më: 09:31 14-09-2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndaluar hyrjen e 46.2 tonë produkte të pasigurta nga Brazili për në territorin shqiptar.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga AKU, në Durrës u ushtrua kontroll në dy ngarkesa me produkte importi, të dyja me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë , nga ku rezultoi: 27 tonë fileto pule me ngarkesë mikrobiologjike (Salmonella app).

Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë ushtroi kontroll në 3 subjekte me aktivitet “Supermarket”, nga ku u konstatua: importim i produkteve ushqimore në kundërshtim me ligjin, ushtrim aktiviteti i palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP), veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit, tregtim i produkteve me afat përdorimi të kaluar, si dhe etiketim i produkteve jokonform ligjit.

Në  Durrës u ushtrua kontroll në dy ngarkesa me produkte importi, të dyja me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë , nga ku rezultoi: 27 ton “Fileto pule” me ngarkesë mikrobiologjike (Salmonella app) dhe 19.2 ton “Kafe kokërr e papjekur” me mangësi në dokumentacionin shoqërues (certifikatë veterinare e palëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës).

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative si në vijim: 9 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 5.25 milion lekë për 3 subjektet.

f3.PNG

f2.PNG

f1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271