INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FIFI i tha shihemi në gjyq për këtë arsye, reagon për herë të parë Donaldi: I kam gati avokatët...

FIFI i tha shihemi në gjyq për këtë arsye, reagon për herë të parë Donaldi: I kam gati avokatët...

Publikuar më: 16:27 01-05-2022

Me nisjen e emisionit të vëllezërve Veshaj në Top Channel, “Me ler të flas”, në një nga skeçet, teksa i tregonte Mozzik-ut shtëpinë e Big Brother VIP, Donaldi i tregon dhe vendin ku u rrëzua Fifi.

“Këtu u rrëzua Fifi”, ndërsa në dysheme vendosin një tufë me gjethe.

Kaq është dashur që këngëtarja të reagojë publikisht duke u ndjerë mjaft e revoltuar nga kjo situatë e madje u shpreh se mund të shkojë deri në gjyq.

Menjëherë pas Fifit ka ardhur edhe reagimi i Donaldit i cili thotë se nuk e di se çka ndodhur me Fifin dhe se ai eshte gati per tu perballur ne gjyq, madje po ben gati avokatet.

Mirëpo papritur në video shfaqet Fifi duke treguar kështu se asgjë nuk është serioze dhe se miqësia mes tyre vazhdon njëjtë si më herët.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039207935333252