INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festoi ditëlindjen e ndarë nga Mozziku, Loredana shfaqet e përlotur me një mesazh për reperin

Festoi ditëlindjen e ndarë nga Mozziku, Loredana shfaqet e përlotur me një mesazh për reperin

Publikuar më: 17:33 01-09-2021

Loredana Zefi festoi ditëlindjen e saj të 26-të. Kjo ditëlindje e gjeti artisten e vetme, disa ditë pasi konfirmoi ndarjen nga Mozzik.

E duket se në këtë ditë speciale Loredana e ndjeu mungesën e ish-të dashurit, i cili deri më tani nuk ka bërë ndonjë reagim për ditëlindjen e saj.

Reperja ka postuar një video në Instagram ku shfaqet tejet e mërzitur dhe e përlotur por vëmendje mori kënga që dëgjohej në sfond e titulluar ‘’Everything’’ nga EAZ.

“Ama, malli më ka marrë. 24/7 po sillem nëpër mahall. Asaj zemrën ia kam dhënë, ama ajo nuk e ka dasht!”- thuhet në këngë.

Kjo u mor menjëherë nga ndjekësit e saj të shumtë si dedikim dhe mesazh për Mozzikun, i cili po ashtu ndodhet në Zvicër këto ditë por ja afër saj.

Article Logic
Execution time: 0.0025930404663086