INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Feson ditëlindjen sot, por do habiteni kur të mësoni moshën e ‘Hazall’

Feson ditëlindjen sot, por do habiteni kur të mësoni moshën e ‘Hazall’

Publikuar më: 14:55 14-06-2019

Aktorja e njohur turke, Alina Boz sot feston ditëlindjen.

Në bazë të dhënave në internet Alina ka lindur më 14 qershor të vitit 1998, që do të thotë ajo sot mbush 21 vjeç. Alina është shumë e dashur për publikun edhe jashtë kufijve të Turqisë, së pari u bë e njohur në rolin e “Hazallit” në serialin “Paramparca”. Me talentin e saj të aktrimit që e ka treguar me këtë rol asaj i janë hapur shumë dyer. 

Aktorja aktualisht është duke e luajtur rolin kryesor në serialin “Mos ma lësho dorën”. Me rolin e “Azrës” në këtë serial aktorja po pëlqehet tej mase. Alina Boz është një aktore turko-ruse. Ajo ka lindur në Moskë, Rusi. Nëna e Alinës ‘Olga’ është ruse, ndërsa babai i saj është turk.

Aktorja ka jetuar në Rusi deri në moshën 7 vjeçare. Në vitin 2005, ajo shkoi në Stamboll për shkak të punës së babait të saj. Atje filloi shkollën fillore në Stamboll. Pasi u zhvendos në Turqi, ajo filloi të merret me vallëzim dhe teatër.

auto_alina-boz-11560518591.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029299259185791