INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Emocionuese, 2 yjet botërorë ngrejnë peshë Tiranën! Kuq e zi në patentën botërore të J.Lo [FOTO EKSKLUZIVE]

Emocionuese, 2 yjet botërorë ngrejnë peshë Tiranën! Kuq e zi në patentën botërore të J.Lo [FOTO EKSKLUZIVE]

Publikuar më: 14:25 14-06-2019

Kush ka pasion kërcimin ndjek me kureshtje performancat e kërcimtarëve më IN të momentit. Teksa mbledhin miliona klikime në Youtube dhe rrëmbejnë trofe të ndryshme, ardhja e tyre në Tiranë duket gjithmonë emocionuese. Duc Anh Tran, finalisti i Hungarian's Got Talent dhe koreografi/kërcimtari i videove virale me miliona klikime në Youtube iu bashkua edicionit të parë të ‘World of Dance Albania’.

\"inside.jpg\"

Patenta hit e kërcimit me producente Jennifer Lopez, erdhi për herë të parë në Shqipëri, duke i dhënë mundësinë fituesve të mbremjës përfaqësimin kuq e zi në garën e madhe të 25 Gushtit në USA.

\"1.jpg\"

\"okiihhhk.jpg\"

‘World of Dance’ nga USA në 25 shtete të tjera u mbajtë edhe në Tiranë ku të ftuar special ishin Duc Anh Tran dhe Daniel Fekete, dy nga emrat më me influencë në kërcimin modernë. Në edicionin e parë, producenti shqiptar Andi Murra i besoi moderimin e spektaklit, Ermal Peçi-t, prezantuesit IN të programit ‘Trokit’.

\"2.jpg\"

Dinamik si gjithmonë, ai rezervoi disa surpriza, siç ishte prezantimi i Duc dhe Daniel me simbolin kuq e zi, shqiponjën në duart e emrave BIG të kërcimit. Kaq mjaftoi që salla të elektrizohej dhe spektakli të merrte energjine e garuesve në 3 kategoritë e eventit. QSC Queens triumfuan në edicionin e parë të realizuar nga Andi Murra, duke marrë përsipër përfaqësimin e Shqipërise në garën botërore të 25 Gushtit.

\"4.jpg\"

\"3.jpg\"

\"5.jpg\"

\"6.jpg\"

\"7.jpg\"

 \"aaaasss.jpg\"