INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femrat e adhurojnë , ndërsa Gigi e urren [FOTO]

Femrat e adhurojnë , ndërsa Gigi e urren [FOTO]

Publikuar më: 17:55 13-05-2016
Edhe pse duhet thënë se Gigi Hadid ka një stil interesant , ajo na zbulon atë që nuk do ta besonim për një modele po  të mos ishte ajo vetë që e pranon. 
21 vjecarja ka rrëfyer se pavarësisht punës së saj që ka të bëjë me veshjet dhe aksesorët e ndryshëm, ajo vetë nuk është se pëlqen të bëjë shopping. Seriozisht?!  “Vërtet, nuk jam ndonë blerëse e madhe. Ndoshta për shkak të punës time që më mundëson të vesh cdo gjë. Më pëlqen të shoh vitrinat e dyqaneve dhe të blej pa qenë e nevojshme të heq cfarë kam veshur dhe ta provoj dicka në dhomën e provës” ka shpjeguar ajo. Pak e cuditshme ta mendosh këtë për një 21 vjecare për të cilën të bërit shopping duhet të ishte një nga kënaqësitë më të mëdha.
 
Më tej ajo ka shtuar se ishte pikërisht kjo arsyeja që i dashuronte syzet dhe cantat dhe blinte shumë prej tyre, sepse për t’i patur nuk e kishte të nevojshme t’i provonte. E keni menduar sa femra do të vrisnin për të qenë në vendin e saj?!
 
Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045