INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fejoheshin dhe më pas i trafikonin/ Si i gënjenin të miturat në Korçë, në pranga 7 persona  [VIDEO]

Fejoheshin dhe më pas i trafikonin/ Si i gënjenin të miturat në Korçë, në pranga 7 persona [VIDEO]

Publikuar më: 11:06 05-07-2019

Shtatë persona janë arrestuar nga policia në Maliq të Korçës dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, trafikimit të të miturve dhe armëmbajtjes pa leje.Në kuadër të operacionit të koduar ”Zereci”, u ndaluan R.L, 33 vjeç, banues në Drithas, Maliq, (i dënuar më parë në Greqi për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja me armë”, vepra penale këto të kryera në kuadrin e organizatës kriminale);M.F, 37 vjeç, banues në Kakaç, Maliq;E.B, 34 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec;R.M, 29 vjeçe, banuese në Kakaç, Maliq;E.K, 26 vjeç, banues në Zerec, Maliq;O.M, 39 vjeç, banues në Zerec, Maliq;Ç.F, 36 vjeç, banues në Kakaç, Maliq (i dënuar më parë për vjedhje) për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.Nga hetimet e kryera është provuar se personat e mësipërm kishin planifikuar të trafikonin për qëllim prostitucioni në drejtim të Greqisë një shtetase të mitur.

Skema që përdornin grupi kriminal ishte e pazakontë. Pasi mashtronin familjet e vajzave në fjalë nga Pogradeci dhe Korça, me pretendimin se po fejoheshin më pas i trafikonin drejt shtetit fqinj.Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar gjithashtu, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë e ftohtë (thikë) e ngjashme me ato të Forcave të Ushtrisë, 2 granata dore ofensive dhe difensive, një sasi fishekësh luftarakë, lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, një sasi lekësh, dollarësh dhe eurosh, si edhe një automjet tip “Benz”.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221