INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatjoni u bë ''sebep''?! Nga njohja deri te puthja e parë, Tea i thotë të gjitha për partnerin e ri: Isha me Fatjonin kur…

Fatjoni u bë ''sebep''?! Nga njohja deri te puthja e parë, Tea i thotë të gjitha për partnerin e ri: Isha me Fatjonin kur…

Publikuar më: 17:32 18-07-2021

Tea Trifoni ishte sot e ftuar në rubrikën “N’fermë” në E diell. Përballë Ervin Kurtit dhe Elhaida Danit, ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka folur për lidhjen e saj të re pa komplekse. Duke i mbajtur të fshehtë identitetin të dashurit, ajo ka zbuluar çdo detaj për të cilin u pyet. “Nuk kam thënë që jam e dashuruar. Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jopublike, shumë njeri i thjeshtë afër nga zona ime, nga Fieri”, ka treguar fillimisht Tea. Më pas ajo ka rrëfyer si u njohën. “Shumë rastësisht. Kur nuk e pret të vjen. Isha me Fationi duke festuar për qejfin tonë edhe kështu na doli ky bandilli aty”, është shprehur ajo.

E pyetur nga gazetari Ervin Kurti se si e bëri për vete “bandilli”, ish-konkurrentja tha se ishte shumë i ëmbël e se komplimentet që i bëri në fillim nuk ishin për sytë siç i bëjnë zakonisht, por për karakterin dhe inteligjencën. Tea tregoi edhe për puthjen e tyre të cilën e kanë shkëmbyer tashmë duke shtuar se ishte shumë e ëmbël.

Article Logic
Execution time: 0.0028388500213623