INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Fantazmë” në fund të oqeanit

Publikuar më: 12:49 06-03-2016

Shkencëtarët e “National Oceanic and Atmosphere Administration” kanë gjetur një krijesë të vogël në veriperëndim të Hauait, teksa ishin duke filmuar në fund të oqeanit.

Michael Veçhione, i Shërbimit kombëtar të marinës dhe peshkimit thotë: “Kjo me siguri është një specie e papërshkruar më parë dhe mund të mos i përkasë një gjinie të përshkruar”.

Ndërsa CNN shkruan se Octopod apo octopus, të dyja janë të familjes së oktapodëve, por nuk janë e njëjta gjë. Por përveç kësaj, ai është unik dhe për një arsye tjetër.

Ai është i vetmi oktapod i gjetur në thellësira shumë të mëdha. Kamera e montuar në një aparat ndodhej në dyshemenë e oqeanit në një thellësi prej 4290 metrash nga sipërfaqja e qeanit.

Article Logic
Execution time: 0.0035138130187988