INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akoma nuk e keni marr vesh?! Të gjitha detajet e dasmës së Turit dhe Orindës [VIDEO]

Akoma nuk e keni marr vesh?! Të gjitha detajet e dasmës së Turit dhe Orindës [VIDEO]

Publikuar më: 09:49 24-02-2017

Ja ku do të martohet çifti i famshëm!

 Turjan Hyska dhe Orinda Huta më 9 mars të këtij viti festojnë 10 vjetorin e lidhjes së tyre, një marrëdhënie që ata kanë vendosur ta kurorëzojnë në martesë!

I ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehu”, Turi nuk ka nguruar t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve të moderatores simpatike, duke zbuluar shumë nga detajet e dasmës së tij me këngëtaren.

“Dasma do të jetë me temë “Country”, në sensin që do jetë në një vend të hapur me gjelbërim dhe me shumë ndriçim, se për skenografi e për spektakël nuk vuajmë. Për të tjerat merret Orinda, sepse ajo kujdeset më mirë për detajet.”

Por, pse data 27 Korrik u përzgjodh si dita e dasmës së tyre?

“Ka shumë 7-ta brenda dhe thonë që është numër me fat, ndaj edhe ne zgjodhëm atë ditë, që i bie ditë e enjte.”

Kuriozitet të madh ka edhe për listën e të ftuarve, ku siç edhe Turi pranon do të jenë edhe shumë nga miqtë e tyre artistë:

“Lista është e gjatë, me diku tek 290-300 të ftuar, por një dasmë kemi, nuk do e bëjmë dasmën unë veç e Orinda Veç. Orinda e ka marr me shumë stress dhe do që njerzit të kënaqen, po unë mendoj që në fund e rëndësishme është të kënaqemi ne!”

Ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm: 

 

Article Logic
Execution time: 0.003957986831665