Një lajm i gëzueshëm vjen nga Blero dhe partnerja e tij, Eronita, të cilët janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti është bekuar me një djalë, duke përjetuar një nga momentet më të bukura dhe më emocionuese të jetës së tyre. Ata kanë zgjedhur ta mbajnë larg vëmendjes së publikut marrëdhënien dhe jetën private.
Sipas burimeve të Prive by Liberta Spahiu, Eronita ka sjellë në jetë një djalë ditën e djeshme. Lindja është kryer në Sarajevë dhe gjithçka ka shkuar më së miri si për nënën, ashtu edhe për foshnjën.
Menjëherë pas marrjes së lajmit të lumtur, Blero është nisur drejt Sarajevës për të qenë pranë partneres dhe djalit të tij në këto momente të bukura.








1 Jun 2026 





