INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook “i shpall luftë” Snapchat-it

Facebook “i shpall luftë” Snapchat-it

Publikuar më: 18:24 02-05-2016

Konkurenca mes Facebook dhe Snapchat po rritet çdo ditë e më shumë. Kohët e fundit Snapchat ka fituar shumë përdorues, por akoma nuk e ka arritur popullaritetin e Facebook.

Duke parë suksesin e Snapchat dhe se po pëlqehet gjithnjë e më shumë nga të rinjte, Facebook po punon për të krijuar një aplikacion të ri, që pritet ta rivalizojë atë.

Aplikacioni i ri është duke u krijuar nga një ekip në Londër. “The Wall Street Journal”, raporton se aplikacioni do të jetë një aplikacion kamerë, me të cilin përdoruesit do të jenë në gjendje që të shpërndajnë fotografi dhe video.                              
Rrjeti social ka lëshuar gjithashtu edhe plot veçori, duke përfshirë videot live, në mënyrë që t’i mbajë përdoruesit të interesuar në rrjetin social.

Article Logic
Execution time: 0.003119945526123