INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Event ndryshe! Pas dy vitesh, rikthehet Nata e Bardhë në Tiranë, zbulohet kush do jetë prezantuesja!

Event ndryshe! Pas dy vitesh, rikthehet Nata e Bardhë në Tiranë, zbulohet kush do jetë prezantuesja!

Publikuar më: 13:32 24-11-2021

Bashkia e Tiranës do të rikthejë traditën e Natës së Bardhë. Pas dy vitesh ndërprerje për shkak të tërmetit dhe pandemisë, kryeqytetit shqiptar rikthen një prej mbrëmjeve më magjike në këtë prag festash kombëtare.

Këtë vit festa e 29 Nëntorit do të ketë 6 lokacione, duke i rikthyer kryeqytetit gjallërinë e natës së munguar përgjatë dy viteve.

Sheshi Skënderbej, Rruga Pjetër Bogdani në zonën e ish-Bllokut, rruga “Mustafa Matohiti”, Reja, Sheshi Italia dhe ish-Parku Rinia janë zonat ku janë planifikuar aktivitetet dhe koncertet festive, ku nuk do të mungojnë surprizat dhe organizimet për fëmijët.

E gjitha është konceptuar si një festë 24-orëshe, ku të gjitha moshat do të kenë mundësi të gjejnë veten e tyre, për t’u mbyllur me spektaklin në sheshin “Skënderbej”, ku ngjyrave të Fshatit të Festave do t’u shtohen edhe ritmet e muzikës.

Spektakli muzikor do të prezantohet nga Fatma Met’hasani, e cila me lirshmërinë dhe origjinalitetin që e karakterizon, do e bëjë edhe më të bukur këtë mbrëmje festive. Ndërsa disa nga artistët e mirënjohur që do të përformojnë janë Ronela Hajati, Irkenc Hyka, MatoLale, Krusita dhe shumë të tjerë.

S’na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668