INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eva Murati rrëfen eksperiencën e  puthjes së parë: ‘’Ishte çun i mirë…’’

Eva Murati rrëfen eksperiencën e puthjes së parë: ‘’Ishte çun i mirë…’’

Publikuar më: 21:37 14-07-2019

Moderatorja e njohur Eva Murati e ftuar në emisionin “3-shat” ka ndarë plot detaje të reja nga jeta e saj private.

E përfolur për një lidhje me djalin e Jozefina Topallit, moderatorja nuk preferoi ta komentonte këtë pjesë, mirëpo i pyetur nga moderatori nëse do kishte dëshirë të bëhej nuse në Shkodër, përgjigja e saj ishte “Pse jo!”, duke lënë vend për dyshime.

Ndërkohë përveç këtij episodi, Eva rrëfeu edhe eksperiencën me puthjen e saj të parë.

“Nuk po më kujtohet mosha por mbaj mend klasën, kam qenë në klasë të tetë”, tha bukuroshja shqiptare, ndërsa moderatori Romeo Veshaj e ngacmoi edhe më tepër.

“A e meritonte ai tipi puthjen tënde të parë?”, e pyeti ai.

“Po, çun i mirë ishte!”, u përgjigj Eva.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537