INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eva Longoria i jep fund beqarisë…. për të tretën herë

Eva Longoria i jep fund beqarisë…. për të tretën herë

Publikuar më: 14:00 22-05-2016

Shpresojmë që kjo të jetë e treta e vërteta për aktoren e njohur Eva Longoria.

Ajo ka vendosur t’i japë fund beqarisë…për të tretën herë. Burime pranë ‘People’ zbulojnë se cifti  ka zhvilluar një ceremoni private me 200 të ftuar, në  Valle de Bravo në Meksikë. Ata kanë zgjedhur këtë vend pasi aty perëndimi duket i  mrekullueshëm. Edhe pse cifti është munduar që ta mbajë private dhe të fshehtë cdo gjë në lidhje me dasmën, programi televiziv  ‘Al Rojo Vivo’ ka mundur të sigurojë disa pamje ekskluzive nga ceremonia e betimeve. Janë zbuluar edhe disa nga të ftuarit të kanë qenë: David dhe Victoria Beckham, Penelope Cruz, Ricky Martin, Katy Perry, Mario Lopez dhe miq të tjerë të botës së artit dhe showbizz-it .Ata vetë kanë shprehur mbresat që iu kishte lënë kjo dasmë duke thënë se ka qenë vertët e bukur dhe intime. Eva Longoria është parë të jetë gjithë kohës e buzëqeshur dhe e lumtur krah bashkëshortit. Pas dy dështimeve të dy martesave të mëparshme, kjo ëhstë e treta për Longorian. Te jetë kjo e treta e vërteta?

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283