INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eva Longoria: Sekreti pas fustanit që më stiloi Victoria Beckham [FOTO]

Eva Longoria: Sekreti pas fustanit që më stiloi Victoria Beckham [FOTO]

Publikuar më: 10:15 31-05-2016

Ndërkohë që ishte e dukshme për të gjithë puna e mirë e bërë në fustanin e nusërisë së Eva Longorias, kjo e fundit thotë se sekreti ishte elementi që asnjeri nuk e vuri re.

Bukuroshja 41 vjeçare thotë se përtej aftësive të mikeshës së saj Victoria Beckham në dizajnim, fustani është kaq i bukur pasi ajo e ka punuar atë me dashuri. Ylli i “Shtëpiakeve të Dëshpëruara” u martua në Meksikë me Jose Baston, Presidentin e rrjetit televiziv Televisa. Dhe duket se në martesës e datës 21 maj Victoria Beckham futi në punë gjithë dashurinë e saj, pasi dizajnoi jo vetëm fustanin e nusërisë, por edhe dy të tjerë, atë për festimet pas ceremonisë dhe atë për ceremoninë civile të një ditë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932