INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Është si balenë, fuçi uthulle ...’ Plasi sherri mes Anna Likës dhe Fifit, tani aktorja habit me deklaratën! Ja ç'ndodhi në mesazhet private në INSTAGRAM!

‘Është si balenë, fuçi uthulle ...’ Plasi sherri mes Anna Likës dhe Fifit, tani aktorja habit me deklaratën! Ja ç'ndodhi në mesazhet private në INSTAGRAM!

Publikuar më: 21:50 22-06-2019

Muajt e fundit të vitit që lamë pas mes këngëtares së njohur Fifi dhe aktores Anna Lika ndodhi një situatë e pakëndshme ku vajzat patën një debat virtual. Gjithçka nisi pasi Anna, e ftuar në një program radiofonik, e pyetur mbi atë që mendon për Fifin, përdori disa terma jo të përshatshëm lidhur me peshën e saj.

Pas kësaj, në atë periudhë Fifi postoi një video më përshkrimin:

“Është shumë e thjeshtë. Unë e dua dhe e ndjej veten time”, një fjali kjo e cila u aludua si një përgjigje për aktoren.

Ditën e sotme e ftuar në barin e “Thumb” përballë Aulonës dhe Fatmës, Anna ka folur gjatë jo vetëm për karrierën e saj por edhe jetën private. Ndalur te kjo e fundit aktorja është pyetur mbi debatet apo konfliktet me kolegët. Në këtë pikë Anna ka treguar se debati që ekzistuar me Fifin është shuar dhe madje tani janë mikesha të ngushta. Ajo tregoi edhe mënyrën e pajtimit e cila paska qenë shumë e lezetshme.

“Publikoi Fifi një këngë të re që mua më pëlqeu dhe e shpërndava në profilin tim. Dhe kështu u pajtuam. Dhe tani jemi mike të mira, flasim çdo ditë bashkë”, tregoi ajo.

Duke ditur tipin mjaft sportive të të dyja vajzave, një sqarim dhe pajtim nga ana tyre pritej nga të gjithë. Duket se çdo gjë nisi pa keqdashjen e askujt dhe ne na vjen mirë që Fifi dhe Anna kanë rregulluar keqkuptimet mes tyre dhe ruajnë një shoqëri të mirë me njëra tjetrën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031421184539795