INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është penduar për largimin e papritur nga emisioni i Ermalit?! Ja si përgjigjet Kejvina: Nuk i zhgënjeva kurrë...[FOTO]

Është penduar për largimin e papritur nga emisioni i Ermalit?! Ja si përgjigjet Kejvina: Nuk i zhgënjeva kurrë...[FOTO]

Publikuar më: 12:07 04-04-2019

Para pak javësh, Kejvina Kthella u largua nga emisioni në të cilin u bë e njohur për publikun shqiptar.  Megjithëse nuk dha shumë detaje për punën e re, drejtuesi i emisionit, Ermal Mamaqi tha se së shpejti Kejvinën, do të keni mundësi ta ndiqni në një prej kanaleve më të fuqishëm italianë.

Kejvina është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ku ka shumë ndjekës, ndërkohë që bashkëbisedon me këto të fundit mbi jetën personale apo edhe atë profesionale. E së fundmi në rubrikën pyetje- përgjigje, Kejvina nuk mund ti shpëtonte pyetjes nëse i mungon ‘Xing me Ermalin’.

“A të mungon ‘Xing me Ermali’? A të mungon dashuria e publikut dhe atë mungojnë sfidat?” ishte pyetja që i’u drejtua modeles.
“Normale që më mungon do më mungojë gjithmonë. Kam punuar me stafin më cool në Klan. Edhe publiku më mungon shummmmmm, sidomos kur qeshnin sa herë që hyja në skenë se prisnin gafat e mija.Edhe unë nuk i zhgënjeva kurrë”- ka shkruar Kejvina.

nmge.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042290687561035