INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është gjallë? Kjo FOTO e Steve Jobs po çmend rrjetin dhe të gjithë po mendojnë se vdekja e tij ishte një mashtrim!

Është gjallë? Kjo FOTO e Steve Jobs po çmend rrjetin dhe të gjithë po mendojnë se vdekja e tij ishte një mashtrim!

Publikuar më: 17:57 28-08-2019

Themeluesi dhe sipërmarrësi i kompanisë më të madhe në botë, “Apple”, Steve Jobs, ndërroi jetë më 5 tetor të vitit 2011, mirëpo së fundmi të gjithë po dyshojnë për vdekjen e tij.

Në rrjet po qarkullon një foto e një personi, i cili ka ngjashmëri tepër të madhe me themeluesin e “Apple”.

Fotoja u publikua këtë të shtunë në Reddit dhe është bërë mjaft virale duke u shpërndarë kudo.

Personi në foto ka një ngjashmëri të frikshme me Steve Jobs dhe shumica mendon se është ai, ndërsa të tjerë i kanë hedhur poshtë këto aludime për faktin se ai nuk mban një orë “Apple” në dorë.

Për Steve Jobs ekzistojnë teori konspirative që thonë se themeluesi i “Apple” është ende gjallë dhe fshihet në Egjipt. Kjo nuk është hera e parë që njerëzit dyshojnë se ai është ende gjallë.

Kujtojmë se Jobs ndërroi jetë në vitin 2011 pasi vuante prej kohësh nga kanceri.

efbwerfb.png

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373