INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Meta ndihmon një familje shqiptare, gati për t’i rindërtuar shtëpinë

Ermal Meta ndihmon një familje shqiptare, gati për t’i rindërtuar shtëpinë

Publikuar më: 14:32 02-12-2019

Këngëtari i njohur, Ermal Meta, ka vendosur të japë ndihmën e tij për familjet e prekura nga tërmeti. Ai do të japë kontributin e tij në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, ku Brisilda, Erseda, Erildi bashkë me familjen e tyre të mos rrinë në mes të ftohtit dhe rrënojave.

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erion Veliajt duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al”, ka shkruar Meta. Ky është një gjest mjaft i veçantë, për të cilin Shqipëria ka shumë nevojë në këto ditë të vështira.

 

View this post on Instagram

Seguo con preoccupazione le conseguenze del terremoto nella mia amata Albania e mi unisco al dolore di tutti coloro che hanno perso i propri cari. Ho risposto all’appello di @erionveliaj dando il mio contributo per aiutare nella ricostruzione della casa della famiglia Alla, in modo che Brisilda, Erseda, Erildi e la loro famiglia possa passare l’inverno lontano dalle macerie e dal freddo. Come la famiglia Alla ce ne sono molte altre che hanno bisogno del nostro aiuto. Chiedo a tutti un contributo, anche piccolissimo. Grazie di cuore. https://e-albania.al Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të @erionveliaj duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t'ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic) on

Article Logic
Execution time: 0.0031931400299072