INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha vjen në Shqipëri dhe mban premtimin për banorët e prekur nga tërmeti: Kam gjak SHQIPTAR…[VIDEO]

Bebe Rexha vjen në Shqipëri dhe mban premtimin për banorët e prekur nga tërmeti: Kam gjak SHQIPTAR…[VIDEO]

Publikuar më: 16:28 02-12-2019

Bebe Rexha disa ditë më parë shprehu se do të linte turin e saj dhe do vintë në Shqipëri për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti. Ajo e mbajti fjalën e dhënë dhe së bashku me të atin u nisën drejt Shqipëri. Në një postim këngëtarja me origjinë shqiptare u shpreh se 100 mijë dollarët e mbledhura nga fansat e saj do vijë t’i dorëzojë vetë në vendin e duhur. Përveç fitimeve të grumbulluara ajo vetë dhuroi 10 mijë dollar.

Sot pasdite Bebe Rexha mbërriti në Bubq ku vizitoi familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit dhe premtoi se do te ndertoje dy banesa.

“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët”, tha ndër të tjera këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha.

“Është shumë e vështirë të jem në Shqipëri në këto kohë të vështira, jam prej disa orësh këtu në Shqipëri, vetëm për kaq mund të qëndroj, të bëj shkëputje nga turneu im. Puna nuk përfundon këtu në këtë moment, dua të sigurohem se projekti për rindërtimin do bëhet me kujdes. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar Shqipërinë në këtë moment të vështirë”, u shpreh Bebeja.

Më tej ajo tha: “Pavarësisht se sa famë kam fituar, pavarësisht ku unë shkoj, kurrë s’do harroj se nga vij dhe që kam gjak shqiptari; e di që jemi të fortë, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës dhe do kujdesemi për njëri-tjetrin. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm , unë e dua vendin tim. Pavarësisht se nga cila sferë e jetës vini është shumë e rëndësishme që të ndihmoni, këta janë vëllezërit dhe motrat tona. Ndaj doja të vija sot, ta ndjeja, ta shihja me sytë e mi, jam e lumtur që jam këtu. Zemra më thyhet i kur shoh këta njerëz”, duke shtuar se në planet e saj të mëtejshme përfshihet edhe rindërtimi i shkollave.

Article Logic
Execution time: 0.0017850399017334