INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Mamaqi rikthen me videoklip superhitin e grupit The Dreams, “Nuk Dua Ta Di” [VIDEO]

Ermal Mamaqi rikthen me videoklip superhitin e grupit The Dreams, “Nuk Dua Ta Di” [VIDEO]

Publikuar më: 15:25 16-08-2017

Nuk mund të mos e mbani mend grupin e “The Dreams” dhe superhitet e tyre në fillim të viteve 2000’.

Flasim për këngë si “Mos Fustanin”, “Gënjeshtare” apo “Nuk Dua Ta Di”, tekstet e të cilave kanë hyrë në memorien e të rinjve të atyre viteve. Veçanërisht kjo e fundit, e cila ishte superhiti i grupit dhe ndoshta kënga më e njohur e tij. Një këngë aq e dashur sa Ermal Mamaqi ka vendosur që ta risjellë në këtë verë, por në një version shumë ndryshe. Në bashkëpunim me producentin Vin Veli, ai ka realizuar një remix të këngës dhe videoklip veror shumë të këndshëm, si për të ngjallur nostalgjinë e atyre viteve.

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158