INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa i mposht të gjithë, më e mira në Britani me “New Rules” [FOTO]

Dua Lipa i mposht të gjithë, më e mira në Britani me “New Rules” [FOTO]

Publikuar më: 19:24 18-08-2017

Dua Lipa nuk po njeh limite!

Edhe pse ka vetëm 1 muaj që e ka publikuar, kënga “New Rules” po korr shumë suksese. Përveç klikimeve të shumta, plot 108 milion, hiti më i Ri i Dua Lipës po dominon edhe në klasifikimet e ndryshme. Pas vendit të 1-rë në listën e këngëve më të dëgjuara në Spotify në Britaninë e Madhe, këngëtarja shqiptare me "New Rules" ka arritur majën e klasifikimit në Top40 në Britani duke lënë pas disa nga hitet më të bukura të kësaj vere.

Këngëtarja shqiptare shprehet e lumtur duke thënë se po jeton momentet më të bukura të jetës së saj. Në vendin e tetë të një prej klasifikimeve më të rëndësishme në botë renditet Bebe Rexha në bashkëpunimin e saj me Louis Tomlinson dhe Animal Farm, Back To You.

Hiti i ri i Rita Orës, Your Song, aktualisht është pozicionuar në vendin e 10.

Article Logic
Execution time: 0.0038270950317383