INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdhi në Shqipëri për të dashurin?! Ja e vërteta e lidhjes së Era Istrefit me djalin e biznesmenit të famshëm shqiptar!

Erdhi në Shqipëri për të dashurin?! Ja e vërteta e lidhjes së Era Istrefit me djalin e biznesmenit të famshëm shqiptar!

Publikuar më: 18:30 24-07-2021

Prej ditësh Era Istrefi ndodhet në Shqipëri ku po shijon diellin e plazhin në Jug. Por nuk janë vetëm pushimet ato që po e mbajnë në vendin tonë këngëtaren 27-vjeçare, të paktën kështu qarkulluan lajmet.

Sipas “Tirana Post”, ylli i “Bon bon” është në një lidhje dashurie me djalin e një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri. Thuhet se lidhja e tyre ka pak kohë që ka nisur dhe Era është parë në disa ambiente në Tiranë me partnerin e saj, por kohën po e kalon aktualisht në resortin në të cilin jeton edhe i dashuri. Ndërkohë identiteti i tij nuk dihet ende dhe artistja nuk ka reaguar në lidhje me këto aludime.

  /> 

Mirëpo, burime për “Prive” kanë treguar se këto lajme nuk janë të vërteta. Mbrëmjen e djeshme gjatë rubrikës “E vërtetë e pavërtetë” u mohua marrëdhënia e Erës me djalin e një prej biznesmenëve shqiptarë.

Mirëpo ne ende presim reagime nga Era, sidomos fansat e saj, jo vetëm për këtë lajm por edhe për projektet muzikore!

Article Logic
Execution time: 0.0035312175750732