INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Erdhi bebiii…''/ Sara i bën këtë lojë Ledrit dhe ai nuk i mbajti dot lotët: O zemër….[VIDEO]

''Erdhi bebiii…''/ Sara i bën këtë lojë Ledrit dhe ai nuk i mbajti dot lotët: O zemër….[VIDEO]

Publikuar më: 11:32 25-11-2020

Ledri Vula dhe Sara Hoxha priten të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Dyshja e njohur do të mirëpresin një vajzë, dhe duket se po i shijojnë në maksimum këto momente të fundit të kësaj periudhe të ëmbël. Së fundmi, Sara ka vendosur t’i bëjë një lojë Ledrit.

Teksa reperi ndodhej në dhomën tjetër, partnerja e tij ka hedhur ujë tek bluza duke supozuar se ka ardhur koha për të lindur. Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, shihet reperi që sillet rreth e rrotull dhe nuk di sesi të veprojë vetëm i shprehte Sarës dashurinë përmes fjalëve më të ëmbla.

“E di që kjo ishte shumë e keqe dhe jam paksa e penduar që e bëra sepse u duk kaq reale dhe në fund u mërzitëm që s’ishte, por gjithsesi videoja është zbavitëse.”, thotë Sara. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381