Një menaxher ka aftësi organizon, zhvillon bisedimet me palët e interesit, përcakton qëllimet në karrierën e një këngëtari dhe shpesh është edhe miku i tij më i mirë.
Në rastin e Era Istrefit, Faton Shoshi ë shtë , siç shkruan ajo, mik prej një jete ndërkohë që flitet se janë jo vetëm miq por shumë më shumë . Nisur nga këto pozita, këngëtarja e "Redrum" i ka kushtuar Shoshit një urim të prekes në Instagram, nga ku rezulton që miqësia e tyre daton vite më parë . "Gëzuar ditëlindjen menaxherit dhe shokut tim prej një jete. Kemi arritur kaq shumë qëllime bashkë sa vështirë t'i numërosh. Faleminderit për të gjitha ditët, muajt dhe vitet e mrekullueshme të një pune të pandalshme. Të uroj edhe 100 (siç themi ne në Kosovë )" përfundon Era duke e mbyllur dedikimin me një Emoji zemër pas së cilës çdo koment do të ishte i tepërt. Urojmë vetëm që në vazhdim të kemi shumë më tepër arritje të Erës që do të bënin krenare atë vetë dhe gjithë shqiptarët./intv.al/
 
							 
							 
							 
							 
					![Era Istrefi uron menaxherin e saj për ditëlindje dhe zbulon diçka për marrëdhënien e tyre [FOTO] Era Istrefi uron menaxherin e saj për ditëlindje dhe zbulon diçka për marrëdhënien e tyre [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/76fe7c036c87bc6baeee7cd7a0c6d0ad_L.jpg?t=-62169988760) 
											
 
  
  
  
  
																 
																 
																 
																







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





