INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi në Shqipëri për të dashurin?! Zbulohet lidhja e këngëtares me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar!

Era Istrefi në Shqipëri për të dashurin?! Zbulohet lidhja e këngëtares me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar!

Publikuar më: 10:36 19-07-2021

Prej ditësh Era Istrefi ndodhet në Shqipëri ku po shijon diellin e plazhin në Jug. Por nuk janë vetëm pushimet ato që po e mbajnë në vendin tonë këngëtaren 27-vjeçare. Sipas “Tirana Post” ylli i “Bon bon” është në një lidhje dashurie me djalin e një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri. Thuhet se lidhja e tyre ka pak kohë që ka nisur dhe Era është parë në disa ambiente në Tiranë me partnerin e saj, por kohën po e kalon aktualisht në resortin në të cilin jeton edhe i dashuri. Ndërkohë identiteti i tij nuk dihet ende dhe artistja nuk ka reaguar në lidhje me këto aludime.

Para disa muajsh u përfol për një romancë të Erës me me artistin anglez Julian Perreta. Por më vonë ky i fundit hodhi poshtë spekulimet pasi prezantoi publikisht të dashurën e tij, e cila nuk ishte këngëtarja shqiptare. Era bëri më pas të njëjtën gjë, duke e cilësuar Perreta-n si vëlla gjatë një urimi në rrjete sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0032789707183838