INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ensa e thotë hapur “Ishte zhgënjim i madh”, tregon të vërtetën e konfliktit me Noizy-n…[FOTO]

Ensa e thotë hapur “Ishte zhgënjim i madh”, tregon të vërtetën e konfliktit me Noizy-n…[FOTO]

Publikuar më: 13:41 13-11-2018

Enca dhe Noizy janë dy nga artistët më të pëlqyer dhe shumë të komentuar për suksesin dhe arritjet në tregun muzikor.

Ata dikur ishin miq dhe bashkëpunëtorë, ndërsa sot çdo raport mes tyre është ndërprerë, debat i cili është bërë dhe publik nga të dy.

Pas shumë kohësh, Enca ka reaguar sërisht duke folur hapur rreth këtij konflikti dhe ka zbuluar arsyet që fshihen pas tij dhe gjithçka ka përjetuar.

hdfhdf.PNG

Këngëtarja e njohur ishte e ftuar mbrëmjen që lamë pas në ‘NIN’, ajo shprehet: “Unë nuk jam përjashtuar nga OTR, sepse askush s’mund të marrë vendin tim. Kisha një lidhje shoqërore dhe profesionale me atë artist prandaj për mua ishte zhgënjim i madh. Dhe vetëm për respektin që kisha, për çfarëdo suksesi që ne kemi ndërtuar bashkë, nuk kam folur apo nuk kam thënë fjalë të këqija, jo se kam frikë të flas”.

 

dfhdfh.PNG

Ajo shton më tej, duke shpjeguar edhe arsyen pse erdhi konflikti me reperin e njohur, duke treguar mesazhin që i kishte dërguar. “Në momentin që mua një person, kushdo qoftë ai, nuk më respekton dhe më hedh poshtë për asgjë, kjo tregon se ne nuk kemi qenë kurrë miq. Dhe unë nuk doja të isha më pjesë e atij grupi.”

Mesazhi që më erdhi ishtë: “Më kërko falje publikisht ose do shkruaj diçka në Instagram”. Replika ime ishte, “Hajde të takohemi, ta flasim këtë gjë nga afër”, por jo të gjithë kanë pjekurinë, inteligjencën dhe dashamirësinë time. Ndoshta në atë moment unë kuptova, jo që humba një shok, por kurrë se kam pasur një shok. Ishte diçka që u bë shumë e madhe. Thjesht harroje i thashë. Në momentin që ti nuk respekton një femër, ti i tregon të gjithëve që është ‘ok’ ta bësh këtë edhe pse nuk është”,- shprehet Ensa.

cgfhgfh.PNG

Me këtë që na rrëfen këngëtarja, na bën të kuptojmë që miqësia dhe raporti që kan pasur dikur kan marrë fund./intv.al/

XDFG.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277