INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dukej sikur po kalonte mirë me pushime, por Marina Vjollca na tregon të kundërtën…[FOTO]

Dukej sikur po kalonte mirë me pushime, por Marina Vjollca na tregon të kundërtën…[FOTO]

Publikuar më: 11:52 13-11-2018

Marina Vjollca është një ndër moderatoret më të njohura dhe të pëlqyera nga publiku, gjithashtu ajo llogaritet si një nga femrat më të bukura shqiptare.

Karriera e saj ka filluar shumë vite më parë, ku dalja e fundit në skenë ishte tek televizioni Klan.

Prezantuesja shqiptare, është shumë aktive në rrjetet sociale dhe kohët e fundit na ka treguar se po kalonte moment të bukura jashtë vendit me Getin, bashkëshortin e saj.

gfjgfjgfj.PNG

Por si duket Marina nuk po kalon dhe aq mirë, pasi ajo tregon për fansat që e ndjekin, me anë të një postimi në 'instastory' në llogarinë Instagram, teksa shihet e mërzitur ku shkruan që është e sëmurë.

dfghdfhdh.PNG

Megjithatë, ylli i ekranit edhe pse e sëmurë duket mjaft e ëmbël dhe natyrale.

Kujtojmë që prezantuesja shumë shpejt do të vij me një emision të ri, por që ende nuk ka dhënë ndonjë detaj se me çfarë do t’i rikthehet ekranit, duke vendosur të na surprizojë në një moment tjetër./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627