INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ëndrra më e madhe e Dafinës mban emrin

Ëndrra më e madhe e Dafinës mban emrin "4 Stinët" [VIDEO]

Publikuar më: 12:43 07-03-2017

Më në fund ia doli.

Puna e palodhur dy vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dhënë frytin e parë për artisten nga Kosova, Dafina Zeqiri. Ka qenë vetë kjo e fundit ajo e cila ka publikuar para pak minutash në Instagramin e saj, një video ngacmuese nga singëlli i ri i titulluar "Four Seasons". Një ëndërr e bërë realitet e ka quajtur Dafina këngën e dalë tashmë në iTunes, një prodhim i shtëpisë diskografike Nusense Music Group. Duke parë videon, kemi përshtypjen se shumë shpejt do të dalë edhe klipi shoqërues. Një detaj që bie sy në videon e postuar është imazhi i mashkullit përkrah këngëtares, i cili i ngjan atij të reperit amerikan French Montana. Të jetë vallë një bashkëpunim? Hmm të shohim! Deri atëherë urime Dafina...GREAT JOB!

Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037