INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump: Po ndërtojmë një Amerikë të fortë, të sigurt dhe krenare

Trump: Po ndërtojmë një Amerikë të fortë, të sigurt dhe krenare

Publikuar më: 10:23 31-01-2018

‘Ky është moment i ri amerikan. Nuk ka qënë asnjëherë moment më i mirë për të jetuar Ëndrrën Amerikane. Amerika është solide, e fortë dhe krenare sikundër nuk ka qënë asnjëherë më parë’

Ishte ky mesazhi i presidentit amerikan Donald Trump në fjalimin tradicional, ku kreu i Shtëpisë së Bardhë i drejtohet kombiteE ku preku cësthje si ekonomi, emigracioni dhe politika e jashtme.

Në fjalën e tij para kongresit  Trump bëri thirrje për bashkim duke theksuar se duhet të punojnë si një skuadër si një familje amrikane.

Sa i përket ekonomisë ai krenoi veten se ka hapur 2.4 milionë vende pune dhe ka rritur pagat.

Ndër të tjera manjati shtoi se i shtrin dorën të dyjave partive pasi sipas tij ky është një moment i ri për vendin.

Fjalimi i tij i mbushur me histori triumfi dhe tragjedie nuk fshehu prioritetet e presidentit për çështje si emigracioni, për të cilin Trump shprehu qëndrimin e tij të ashpër duke folur më shumë për bandat kriminale se sa për emigrantët e suksesshëm.

Në fjalimin drejtuar Kombit, Presidenti amerikan Donald Trump e bëri të qartë se do të vazhdojë përpara me ashpërsimin e rregullave për emigracionin. Dhe 4 shtylla e propozimit të Trump mbi këtë cështje janë: Mbrojtja e kufirit, përfshirë ndërtimin e murit me Meksikën, dhënia e statusit të rregullt për emigrantë të paligjshëm të sjellë në moshë të mitur, shfuqizimi i ligjeve që lejojnë emigracion të zgjeruar familjar, si dhe eliminimi i lotarisë Green Card për të kaluar në një sistem të bazuar tek meritat e aplikantëve.

Presidenti foli për sukseset kundër shtetit islamik, sulmoi sërish paktin bërthamor me Iranin dhe paralajmëroi për rrezikun që paraqet Koreja e Veriut.Dhe sigurisht fjalimi u mbyll me një mesazh drejtuar amerikanëve ku sipas tij duhet të keni besim tek shteti i tyre dhe tek vetja.

‘ Të gjithë ata që na shohin nga shtëpia, ky është momenti juaj, nëse besoni tek vetja nëse besoni tek Amerika, mund të ëndërroni ç’të doni dhe të bëheni ata që dëshironi të jeni. Dhe së bashku mund të ndërtojmë çdo gjë. Së bashku po ndërtojmë një Amerikë të fortë, të sigurt dhe krenare’ shtoi presidenti.

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654