INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enca ja ‘plas’ fytyrës kolegëve që nuk e ndihmuan: ‘Atë më kanë inat sepse mua nuk më mban dashnori...[FOTO]

Enca ja ‘plas’ fytyrës kolegëve që nuk e ndihmuan: ‘Atë më kanë inat sepse mua nuk më mban dashnori...[FOTO]

Publikuar më: 16:28 25-03-2018

Enca Haxhia ditët e fundit është pushtuar nga suksesi dhe kjo falë realizimit të saj të ri me titullin “Dua” të cilin e ka publikuar ditën e premte dhe brenda 24 orëve ka arritur të marrë 1 milionë shikime në Youtube.

Të shumtë kanë qenë fansat që e kanë komentuar në postimet e saj në Insta duke e suportuar dhe përgëzuar për suksesin e arritur.

Por mesa duket Enca e ka një mllef dhe ka të bëjë pikërisht me artistët dhe kolegët e saj të cilët duket se e kanë munguar suportin për këngëtaren.

Me dy postime në Instastory Enca ju dedikon disa fjalë dhe mesa duket që janë një “shuplakë” goxha e mirë për ata që nuk i dolën krah.

“Meqë ra fjala, e dini pse artistët e tjerë, kolegët kurrë nuk më mbështetën? Sepse ata urrejnë të më shohin më mirë se vetja. Sidomos pa një burrë apo dashnor në krah hahaahahahha”

Fabula e këngës, në linja të përgjithshme është kjo: Enca ia vë syrin një burri të martuar, e takon, bëjnë seks, ai kthehet në shtëpi dhe s’ia hap më telefonin. Ajo ia del të hakmerret dhe ja, kaq ishte.

Një temë goxha e nxehtë kjo ku nuk kanë munguar vërejtjet edhe për pozicionin e Encës në këngë.

Sido që të jetë faktet flasin! Kënga “Dua” ka bërë shumë fansa për vete.

df_w4.PNG

xdrg_34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0041489601135254