INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emina Cunmulaj krenare prej nga është, çon miliarderin në fshatin shqiptar ku është rritur [FOTO]

Emina Cunmulaj krenare prej nga është, çon miliarderin në fshatin shqiptar ku është rritur [FOTO]

Publikuar më: 20:50 07-07-2017

Emina Çunmulaj gjithmonë shprehet se është krenare me prejardhjen që ka dhe së fundmi çon miliarderin në fshatin shqiptar ku është rritur…

Emina Cunmulaj është një nga modelet shqiptare më të famshme në botë. Ajo ka pozuar për një sërë kopertinash, ka marrë pjesë në shumë sfilata dhe aktualisht po studion për dizajn. Dy vite më parë, bukuroshja shqiptare, Emina Çunmulaj, u martua me miliarderin iraniano-amerikan, Sam Nazarian, drejtues i disa kompanive dhe rrjeti hotelesh dhe ka me të një vajzë, e cila mban dy emra, Ella Faria. Emina gjithmonë në videot që shpërndan flet dhe i mëson gjuhën shqipe vajzës së saj dhe gjithmonë është shprehur krenare që është shqiptare. Ajo u rrit në një fshat në Malin e Zi e më pas u largua në SHBA ku nisi karrierën në modeling. Para shumë vitesh ajo ka humbur mamanë dhe ka një vëlla, dhe motrën po ashtu modele.  Ajo ka treguar gjithmonë origjinën e saj, fëijërinë me pak të ardhura por gjithsesi ët lumtur, dhe këtë verë ka vendosur t’ja tregojë bashkëshortit të saj duke e çuar atë në banesën ku është rritur, në Korita, Mal i Zi.

“Jam shumë krenare se nga kam ardhur dhe sot ishte një përvojë mahnitëse që i tregova njeriut që dua vendin dhe shtëpinë time” mbishkruan ajo krahas fotos së postuar në Instagram./intv.al/

d29a329e4fafa590fca3e3790f68594d.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316