INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emërohet drejtori i ri në Policinë e Tiranës, ja kush e zëvendëson Kastriot Skënderajn [FOTO]

Emërohet drejtori i ri në Policinë e Tiranës, ja kush e zëvendëson Kastriot Skënderajn [FOTO]

Publikuar më: 14:47 25-03-2019

Në radhët e policisë bëhet një tjetër ndryshim. Pas lirimit nga detyra të drejtorit të policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj, emërohet zëvendësuesi i tij, Rebani Jaupi.

Prezantimi i tij në postin e ri u bë nga Ardi Veliu.

Më 11 mars, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj konfirmoi lirimin nga detyra të Skënderajt, pas përplasjes mes Policisë dhe disa banorëve tek "Petro Nini".

Në vend të tij ishte komanduar Dhimitraq Ziu, i cili mbante postin e zëvendësdrejtorit të policisë së Tiranës.

Kastriot Skënderaj ishte emëruar në krye të Policisë Tiranë në muajin shkurt të 2018-së. 

Kush është Rebani Jaupaj:

Rebani Jaupi nuk është emër i panjohur, pasi ka mbajtur disa pozicione në Policinë e Shtetit. Drejtuesi i Lartë u komandua në postin e kreut të Policisë së Shtetit në janar të 2018-ës kur u largua nga detyra Haki Çakos.

Në nëntor të 2015, Rebani Jaupi u emërua zv/drejtori i ri i Policisë Shtetit me urdhër të ish-ministrit të punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri, ndërsa iu dha edhe grada policore “Drejtues i Lartë”.

Përpara se të merrte detyrën e zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit, Jaupi mbante postin e drejtorit të krimit ekonomik në DPP, ndërsa pas largimit të tij u zëvendësua nga Lutfi Minxhozi.

Me një karrierë 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjerë në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.

rebanijaupi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939