Aktorja e njohur Ema Andrea ka reaguar publikisht pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj, Enea, duke ndarë me ndjekësit një mesazh shumë emocional dhe falënderues në rrjetet sociale.
Në reagimin e saj, Ema Andrea shpreh mirënjohjen për të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar pranë familjes në këto momente të vështira, duke theksuar se çdo mesazh dhe përqafim ka qenë një mbështetje e madhe. Ajo nënvizon se, ndonëse fjalët mungojnë për të përshkruar dhimbjen, Enea do të kujtohet gjithmonë për mirësinë, buzëqeshjen dhe energjinë pozitive që përcillte.
“Jetën s’ja zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, shkruan aktorja, duke u bërë thirrje njerëzve që largimi i tij të mos shihet si fund, por si një kujtim i gjallë që do të mbetet gjithmonë në zemrat e atyre që e kanë njohur.
Mesazhi i saj përfundon me fjalët që ajo i atribuon Eneas: “Mirë të jeni! Bomba fare!”, një thirrje për të ruajtur dritën dhe pozitivitetin edhe në mes të dhimbjes.
Reagimi i aktores ka prekur thellë publikun, duke sjellë një valë të madhe ngushëllimesh dhe mbështetjeje për familjen.









25 Dec 2025 





