INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana ngre në këmbë Zvicrën! Pas performancës, shpërthen publiku për rikthimin e saj në skenë: “Edhe një, edhe një!” [VIDEO]

Elvana ngre në këmbë Zvicrën! Pas performancës, shpërthen publiku për rikthimin e saj në skenë: “Edhe një, edhe një!” [VIDEO]

Publikuar më: 10:05 01-07-2019

Elvana Gjata është padiskutim një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. Ajo pëlqehet gjithashtu edhe për pamjen dhe shpesh herë veshjet e saj kthehen në trend. Pas disa koncerteve në Europë dhe suksesit me filmin “2 Gisht Mjaltë”, Elvana ka performuar për koncertin AlbaFestival që u mbajt në Zvicër ditën e djeshme.

Këngëtarja ka performuar me një grup balerinësh e cila ka bërë shumë prova gjatë këtyre javëve me balerinin e njohur Albi Nakon.

Ajo ka dhuruar një super spektakël së bashku me këngëtarin e prefruar të shumë shqiptarëve Capital T të cilët kënduan këngën e tyre më të re “Fustani”, ku nuk munguan edhe hitet e vjetra të këngëtares.

Sapo është shfaqur në skenë, i gjithë publiku ka brohoritur për të duke shijuar dhe këngët e saj, por ajo që emocionoi këngëtaren dhe të gjithë ne ishte se pasi këngëtarja përfundoi performancën, publiku i kërkoi të rikthehej edhe një herë në skenë.

“Edhe njo edhe njo! Do ngelet gjithmonë në zemrën time! Edhe gjithë jetën për ju!”- ka shkrur Elvana në videon e publikuar në llogarinë e saj të Instagramit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026750564575195