INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana Gjata nostalgjike! I kthehet 2013-ës dhe shihni se kë kujton [FOTO]

Elvana Gjata nostalgjike! I kthehet 2013-ës dhe shihni se kë kujton [FOTO]

Publikuar më: 10:32 07-08-2019

Elvana nostalgjike, i kthehet 2013, ja çfarë kujton!

Siç e ka thënë edhe vetë në një nga baladat e saj më të ndjera, “Gjërat kanë ndryshuar” për Elvana Gjatën duke qenë gjithnjë në punë e sipër për të arritur më lart në karrierën e saj.

Kjo verë ka qenë e mbarë për artisten e njohur. Dy këngët e saj, “Fustani” bashkëpunim me Capital T dhe “Meine Liebe” me Ardian Bujupin klasifikohen në hitet e këtij sezoni ndërkohë që këngëtarja është e zënë çdo ditë me koncerte.

Mbrëmjen e djeshme, duket se Elvana është bërë nostalgjike dhe ka kërkuar postimet e viteve më parë në Instagram, ku duket se në njërën prej tyre, ndonëse 6 vite më vonë, ka gjetur sërish veten.

“Si në 2013 edhe sot në 2019, njësoj dhe përgjithmonë kështu do të jetë” – ka shkruar këngëtarja teksa na rikujton edhe një herë se sa shumë vlerë ka për të familja.

bolju.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020999908447266