Ishte Danjela e para që u paraqit në skenën e The Voice Kids duke performuar këngën e Elvana Gjatës, ‘Me ty’.
Danjela e rrënqethi publikun me interpretimin e saj dhe duket se Elvana ishte zgjedhja e duhur.
Ndoshta jo më kot, edhe një tjetër konkurente, Hana ka parë Elvanën si fatsjellëse duke zgjedhur një nga kënëgtë e repertorit të kënëgtares.
Hana u ngjit në skenë për të kënduar baladën “Si unë” nga live session 1 i Elvanës. Zëri i saj teksa këndonte një ndër baladat e ndjera të Gjatës, mahniti trajnerët dhe publikun, të cilët u ngritën në këmbë gjatë performancës.
Siç duket vogëlushja nga Fushë Kosova është një fanse e zjarrtë e Elvanës.
![Elvana fatsjellëse edhe për këtë vogëlushe të The Voice Kids, shikoni si e ngre publikun në këmbë [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/2e5e06dc3c5977592252a3e1b6220ec0_L.jpg)