INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elita Rudi ofendon Flakën

Elita Rudi ofendon Flakën

Publikuar më: 13:32 22-03-2016

Gazetarja nga Kosova, Elita Rudi, është bërë e njohur si moderatore e emisionit "Expres rozë" por që së fundi ka vendosur të shtojë në Cv-në e saj artistike edhe pikën: këngëtare.

Sapo ka publikuar klipin e saj më të ri me titull "Andërr", por mesa duket një keqkuptim në pozicionin si gazetare, nuk po e le ta shijojë suksesin e këngës. Sapo ka postuar një status ku ndër të tjera thotë se ka njerëz në Kosovë që mendojnë se karriera e dikujt varet prej një artisteje mesatare, apo më mirë të themi me karrierë mesatare.

 Elita është akuzuar nga dikush se e ka keqpërdorur intervistën me këngëtaren Flaka ndaj reagimi i Elitës ka devijuar edhe deri në fyerje ndaj këngëtares.

" Mesa di une Flaka i ka 20 e më shumë vjet dhe nuk është më e mitur apo adoleshente. Para se te fillonim xhirimet e emisionit ajo i ka lexuar pyetjet me vetëdije të plotë, e ka ditur karakterin e rubrikës "(Pa marre)", që s’do logjikë të madhe t'ja kuptosh konceptin, të gjitha këto i diskutuam para intervistës. Atëherë kush kë po e keqpërdor këtu? Unë që kam qenë shumë transparente apo Flaka e cila pasi ka rreshtuar një varg dështimesh në karrierë mundohet të ngrejë debat në rrjetet sociale prej një gjëje të pamundur?", ka përfunduar Elita. A thua nisi që tani rivaliteti mes vajzave në muzikë?!

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664