INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Supermodelja e Victoria's Secret pret fëmijën e parë

Supermodelja e Victoria's Secret pret fëmijën e parë

Publikuar më: 11:00 22-03-2016

Ndoshta disa ende nuk e dinë, megjithatë një lajm i mirë vjen nga supermodelja e linjës prestigjoze të të brendshmeve.

Bëhet fjalë për bjonden bukuroshe Candice Swanepoel. Ylli i padiskutueshëm i Victoria’s Secret është në pritje të fëmijës së saj të parë. Përmes një postimi në Instagram, bukuroshja 27 vjeçare bëri me dije se ajo dhe i fejuari Hermann Nicoli do të bëhen prindër brenda pak muajve. Sipas E!News bukuroshja është më shumë se 3 muajshe shtatzanë, por ende nuk dihet gjë në lidhje me gjininë e fëmijës. Candice dhe Hermann janë bashkë prej më shumë se 10 vitesh dhe vetëm gushtin që lamë pas ata vendosën ta çonin lidhjen e tyre në nivelin tjetër. Tashmë duket se ata do të plotësohen edhe më tej duke u kthyer më në fund nga çift në familje.

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223