INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elia Zaharia: “Ja çfarë ndryshoi në jetën time pasi u bëra Princeshë” [Video]

Elia Zaharia: “Ja çfarë ndryshoi në jetën time pasi u bëra Princeshë” [Video]

Publikuar më: 14:26 14-12-2016

Ish pjesëtarja e grupit Spirit Voice, aktore, prezantuese, tashmë edhe Princeshë, Elia Zaharia dha një intervistë të shkurtër për mikrofonin e IN Tv.

Kelvi e pyet bukuroshen ndër të tjera, se çfarë ka ndryshuar në jetën e saj tani që ajo prej pak kohësh është bërë princeshë. Rikujtojmë se lidhja e gjatë e Elias dhe Princ Lekës është përfolur shumë për natyrën e qetë dhe romantike që e karakterizon. Çifti u martua më 8 tetor të këtij viti në  pallatin e brigadave duke mbajtur nje ceremoni madhështore me shumë të ftuar. Elia shprehet se nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe pas martese. Ajo thotë se e vetmja gjë që është shtuar në jetën e saj janë udhëtimet dhe pritjet nëpër evente mbretërore. Min 19:44 Gjithashtu Elia flet edhe për eksperiencën e saj të parë si prezantuese dhe na tregon nëse grupi Spirit Voice do të ketë një rikthim. Për këto dhe të tjera shihni videon më poshtë!

 

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166