INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elia Zaharia dhe Princ Leka kanë një urim të veçantë për festat e fundvitit [FOTO]

Elia Zaharia dhe Princ Leka kanë një urim të veçantë për festat e fundvitit [FOTO]

Publikuar më: 22:29 22-12-2016

“Kjo është periudha më e bukur e vitit”. Atmosfera e festave ndihet kudo në çdo ambient, dhe pjesë e tyre bëhen të gjithë njerëzit që nga fëmijët e deri te të rriturit. Nuk bëjnë përjashtim as personazhet e njohur për publikun, nga të cilët Elia Zaharia dhe Princ Leka kanë përdorur rrjetet sociale për të bërë urimin e tyre. Të ulur pranë pemës tradicionale të Krishtlindjeve, me një buzëqeshje të theksuar në fytyrën e tyre dhe të shoqëruar nga dy qen të bukur. Në javën më të bukur të vitit, Princi dhe Princesha kanë shprehur dashurinë e tyre për të gjithë personat që nuk i kanë të afërmit pranë.

Të dashur miq,

Ju urojmë Festa të Gëzuara!

Kjo është java më e bukur e vitit, ku të gjithë bashkohemi në familje, festojmë e dhurojmë dashuri.

Në këtë fund dhjetori dëshirojmë të shprehim një mendim të ngrohtë dhe të vecantë për të gjithë ata që nuk i kanë të afërmit pranë!

Ju mbajmë në zemër!

Elia & Leka

Article Logic
Execution time: 0.0039150714874268