INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutimi në mes të qytetit i Armando Gjinit. Dyshimet e para janë se u vra nga...

Ekzekutimi në mes të qytetit i Armando Gjinit. Dyshimet e para janë se u vra nga...

Publikuar më: 11:26 13-08-2019

Armando Gjini, i cili u ekzekutua ditën e djeshme në qendër të Rrëshenit në një atentat mafioz në sy të djalit të tij dyshohet se është vrarë nga vrarës me pagesë.

Burimet bëjnë me dije se hetimet për vrasjen e tij përqendruar në dy pista,  pazaret e drogës dhe lidhjet e tij me grupin e Met Kananit, ku edhe ka qenë  arrestuar i dyshuar si pjesë e grupit.

Në momentin e vrasjes Armando Gjini, i cili në Rrëshen njihej si Tonin, ka qenë në makinë me djalin e tij, ndërsa bashkëshortja dhe vajza kishin zbritur për të blerë diçka në një dyqan.

Këto detaje i tregojnë dëshmitarë të cilët kanë parë ekzekutimin e 48 vjeçarit mu përpara trotuarit të katedrales së Rrëshenit mesditën e 12 gushtit 2019.

Në një moment një fuoristradë me xhama të zinj është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.

Xhamat anësorë të makinës janë dëmtuar nga plumbat, të cilat nuk kanë kapur djalin e viktimës.  

Gjini është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

Pas ngjarjes u ngritën postblloqe, ndërsa në urën e Rrëshenit u  gjet një automjet i djegur, si dhe një kallashnikov që dyshohet se i përkisnin autorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034310817718506