INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet në Greqi bashkëpunëtori i vrasësit të komisar Artan Cukut [FOTO]

Arrestohet në Greqi bashkëpunëtori i vrasësit të komisar Artan Cukut [FOTO]

Publikuar më: 11:38 13-08-2019

Një tjetër i dyshuar është arrestuar nga policia greke për vrasjen e komisar Artan Cukut.

Policia helene bën me dije se është arrestuar shtetasi Kristaq Leci, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Mikel Shallarit, ekzekutori i Cukut.

30-vjeçari nga Shqipëria u arrestua dje nga autoritetet greke në Athinë pasi për të kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.

30-vjeçari akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e ish-oficerit të policisë Artan Cuku, të kryer në 8 prill 2017 në Tiranë, me urdhër të Bledar Jambellit, një person i arrestuar më parë nga viktima. Shqiptari i arrestuar që fshihej prej disa kohësh në Greqi, aktualisht ndodhet në Prokurorinë e Apelit të Athinës.

Ngjarja ndodhi më 8 prill të vitit 2007 dhe Leci sipas dëshmive të dala deri tani dhe hetimeve të prokurorisë ka qenë ai që ka informuar Shallarin për lëvizjet e komisar Cukut. Leci njihej edhe me emrin Gerti Kajo.

policiagreke.png

 

leciicikd.png

Article Logic
Execution time: 0.0024960041046143