INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutimi i Jurgen Kurtit/ Shoqërohen 11 persona në polici

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit/ Shoqërohen 11 persona në polici

Publikuar më: 09:16 19-03-2019

Policia e Durrësit ka shoqëruar 11 persona lidhur me vrasjen e Jurgen Kurtit, mbërmjen e djeshme në Tiranë.

Sipas Newsbomb, burime nga policia bëjnë të ditur se personat nuk janë të dyshuar, por thjeshtë po shoqërohen për hetim.

Jurgen Kurti është akuzuar për vrasjen e Agim Arapit në Durrës, për shkak të qirasë të pa-paguar në një dyqan ushqimor.

26 vjeçari është ekzekutuar me breshëri plumbash në hyrje të banesës së tij, në afërsi të sheshit “Wilson”, pranë Postës Nr.8 në Tiranë, nga dy persona të cilët e kanë ndjekur me motor derisa kanë gjetur momentin perfekt për vepruar.

Paraprakisht dyshohet se ekzekutorët kanë qenë vrasës profesionistë me pagesë pasi janë kujdesur që të mos linin pas asnjë zhurmë.

Familjarët e Jurgen Kurtit kanë mbërritur menjëherë në vendin e krimit, ndërsa britmat e nënës së tij kanë rrëqethur gjithë banorët e zonës.

Sakaq, ekspertët e Policisë së Shtetit dyshojnë se 26 vjeçari i ka pikasur autorët dhe është përleshur me ta, por kjo ende nuk është verifikuar.

Article Logic
Execution time: 0.0038208961486816