INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati i Jurgen Kurtit/ Kreu i policisë në vendngjarje! Reagon PD: Policia në drejtim të paditur...

Atentati i Jurgen Kurtit/ Kreu i policisë në vendngjarje! Reagon PD: Policia në drejtim të paditur...

Publikuar më: 01:02 19-03-2019

Vrasja mbrëmjen e sotme e 26 vjeçarit Jurgen Kurti ka tronditur kryeqytetin. Ndërkohë shqiptarja.com bën me dije se në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu, ndërsa janë ngritur postblloqe të shumta për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

antonioo.jpg

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, i cili akuzon ministrin e Brendshëm për mungesën e sigurisë, teksa thekson se brenda 72 orëve në zemër të Tiranës kanë ndodhur dy vrasje.

"Llesh, Brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur...njësoj si vrasësit...Po ti mos e vrit mendjen! Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para parlamentit "339"... pa siguria s'është detyra jote..." shkruan Gent Strazimiri.

gentstrazimiri.PNG

polo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041627883911133