INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksploziv makinës së drejtorit të Hekurudhës në Durrës

Eksploziv makinës së drejtorit të Hekurudhës në Durrës

Publikuar më: 11:49 19-11-2018

Një sasi eksplozivi është gjetur pranë makinës së drejtorit të Hekurudhës Shqiptare në Durrës, Ani Dyrmishi.

Lënda plasëse është gjetur nga vetë Dyrmishi, i cili sapo e ka parë ka njoftuar policinë. Pranë makinës, siç ka treguar vetë ai, ka gjetur një bidon të mbushur me eksploziv dhe një telefon celular.


Për mediat ai ka thënë se nuk ka konflikt me njeri dhe informacionin paraprak për objektin e dyshimtë pranë automjetit të tij e kishte marrë nga komshinjtë. “Më lajmëruan komshinjtë mëngjesin e sotëm se një bidon i zi gjendej poshtë makinës së tij. Fqinjët e kishin parë dhe me morën në telefon.”, ka thënë drejtori i Hekurudhës për mediat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773