INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ‘’tradhëtoi’’ celulari! Gjykata e Apelit jep masën e sigurisë për Ervin Martinaj

E ‘’tradhëtoi’’ celulari! Gjykata e Apelit jep masën e sigurisë për Ervin Martinaj

Publikuar më: 11:48 19-11-2018

Apeli i Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Ervin Martinajn nga 30 ditë burg në burg pa afat. Kryetari i Gjykatës së Apelit Hysni Demiraj rrëzoi vendimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë, Artan Gjermeni duke e lënë në burg pa afat Martinajn.

Prokuroria e akuzon Martinajn si të përfshirë në konfliktin me armë brenda një lokali në ish-bllok, ku humbi jetën Fabiol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë. Mësohet se prokuroria ka siguruar pamje filmike dhe përgjime telefonike që e përfshijnë drejtpërdrejt Martinajn në këtë ngjarje.
Pak ditë më parë, Gjykata Penale e Tiranës dhe një masë të dytë me 30 ditë burg për Martinajn, ndërsa gjyqtari Gjermeni vendosi në dyshim provat për mesazhet telefonike, pasi sipas tij kishte mospërputhje të numrit të telefonit. Por, treshja e prokurorëve Kreshnik Ajazi, Artan Lulaj dhe Anisa Qilimi kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë nga 30 ditë burg që dha gjyqtari Artan Gjermeni në burg pa afat.
Argumenti më i fortë që prokurorët kanë në dorë për këtë apel, është pikërisht ajo çfarë është gjetur brenda telefonit të Ervis Martinit. Prokurorët thonë se janë evidentuar të dhëna të plota me rëndësi.
Nga telefoni është dërguar një mesazh për të thirrur disa persona që të vinin menjeherë në lokalin e Redi Pupeskut të armatosur. Por pikërisht ky element një nga ata të përdorur për të kërkuar arrest në burg të Martinaj.
Ervis Martinaj është nën hetim për 6 akuza, mes tyre vrasje e mbetur në tentativë, pastrim parash dhe zhvillimi i aktivitetit të lojërave të fatit pa leje. Ndërkohë që vijojnë kërkimet për arrestimin e autorit të vrasjes në Bllok, komandos Merviol Bilo, por edhe biznesmenit Ervin Mata, që është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata dhe shokëve të tij.

Article Logic
Execution time: 0.004155158996582