INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekselentët në administratë. Ja sa studentë kanë aplikuar deri tani...

Ekselentët në administratë. Ja sa studentë kanë aplikuar deri tani...

Publikuar më: 17:05 13-01-2019

Nga prezantimi të premten i platformës punetembare.al, rezervuar studentëve të ekselencës që kërkojnë të punësohen në administratë, kanë aplikuar rreth 100 të diplomuar, kryesisht të shkencave shoqërore në degë si juridiku, ekonomiku dhe shkencat sociale.

Nga 803 vendet e lira të punës të shpallura në këtë platformë, për rreth 500 prej tyre kërkohet diplomë bachelor. Nivelet e pagave bruto për pozicionet e shpallura variojnë nga 48 mijë lekë në 75 mijë lekë.

Pozicionet e lira janë kryesisht në aparatet ministrore dhe institucionet e varësisë së tyre. Në sistemin e Ministrisë së Financave janë rreth 280 vende të lira, në atë të Ministrisë së Bujqësisë rreth 130 pozicione, ndërsa në sistemin e Ministrisë së Drejtësisë janë shpallur reth 95 pozicione.

Aplikimi bëhet përmes platformës punetembare.al që i rezervohet studentëve me mesatare 9 deri në 10, të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, duke filluar nga viti 2017 e në vijim.

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719