Einxhel Shkira është kthyer në shtëpinë e Big Brother pas ndërhyrjes që pati pas lëndimit të krahut teksa po zhvillonte një lojë. Banorja po trajtohet me kujdes nga banorët e tjerë, të cilët kanë pranuar njëzëri që Einxhel të kthehet se do të kujdesen ata për të.
Teksa po bisedonte me Beniadën dhe Monikën ajo ka zbuluar pse nuk do të donte të shkonte në shtëpi në këtë gjendje.
‘’Ata këtej kujdesen për mamin, këtej do kujdeseshin për mua. Një e kanë që nuk ecën nga këmba, do më kishin edhe mua.. Nëspital nuk kisha qejf të rrija, në shtëpi, kujt t’i shkoja në shtëpi? Nuk i kanë kushtet për të mbajtur një të sëmurë se e kanë një’’, ka thënë Einxhel.